Studim: Diabeti shkaktohet edhe nga obeziteti

E publikuar: 12/04/2015 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Specialistët pohojnë se obeziteti është shkaktar i sëmundjes së sheqerit ose diabetit. Sipas shkallës së zhvillimit, diabeti është një sëmundje e cila të vret 8-15 vite më shpejt.

Nëse mesatarja e yndyrave te femrat është mbi 22 dhe te meshkujt mbi 18, kjo është shenjë e shëndoshjes. Obeziteti mund të shkaktohet nga stili i gabuar i ushqyerjes, pasiviteti, trashëgimia gjenetike, uria emocionale, nga disa ilaçe etj.

Për të jetuar gjatë ju duhet të ruani fuqinë muskulare. Nivelin e insulinës duhet ta mbani në njësinë 5-6. Vitamina D duhet të jetë në nivele normale gjatë 365 ditëve të vitit. Mesatarja e lartë e yndyrës, yndyrosja e mëlçisë dhe rezistenca e insulinës janë disa faktorë që ndikojnë në shëndetin e njeriut. Por mos harroni se obeziteti mund të bëhet shkak i diabetit në vitet në vazhdim.

Te femrat obeze paraqitet një sasi më e madhe yndyrash në zonën e barkut dhe si rrjedhojë nxitet shumimi më i shpejtë i qelizave kanceroze dhe zmadhimi i tumorit. Dobësimi dhe ruajtja e peshës ideale ulin rrezikun e përsëritjes së kancerit të gjirit.