Studentja infektoi 324 meshkuj për hakmarrje

E publikuar: 05/05/2015 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vajza e cila infektoi 324 meshkuj me virusin HIV, thotë se këtë veprim e ka bërë për hakmarrje. Ajo ka rrëfyer për një person që e njeh atë për së afërmi, se si një djal e kishte infektuar atë në gjendje të dehur.

“U zgjova mëngjesin e së nesërmes, dhe e pyeta nëse kishte vendosur kondom. Më tha se po, por kur bëra banjë dhe pashë spermën nëpër këmbët e mija, desha të bëj vetëvrasje. Isha e frikësuar se mos do të mbetesha shtatzënë, ose të merrja HIV-in”, thotë ajo.

Por nuk shkoi shumë dhe ajo mësoi se ishte infektuar me virusin që ndonjëherë mund të jetë vdekjeprurës.
“Po vuaja nga depresioni tashmë, dhe pija alkool aq shumë sa doja të vdisja. Bile edhe pata blerë helm që të bëja vetvrasje. Hoqa dorë nga jeta, dhe gjthë çfarë doja ishte të vdisja. E ardhmja ime ishte shkatërruar, dhe dikush do duhej të paguante” spjegon ajo, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, vajza e kishte pranuar fatin e saj të keq dhe iu kishte përveshur motivit për hakmarrje.
“E varrosa vajzën e mirë që jetonte brenda meje, dhe u bëra një vajzë e rrezikshme. Qëllimi ishte që të infektoja sa më shume meshkuj që të mundja”, thotë ajo.

Më vonë vajza e kishte pranuar që ka infektuar deri tash 324 meshkuj me HIV, 156 nga të cilët janë studentë në Universitetin e Kabarakut, ku studionte edhe ajo.

Ajo tregon se të tjerët janë meshkuj të martuar, avokatë, yje të shoëbizit dhe politikanë.

“Dita e juaj do të vijë. Ju meshkujt ma shkatërruat jetën, dhe unë do të bëjë që ju të paguani për këtë”, përfundoi ajo.

Identiteti i vajzës nuk është zbuluar, mirëpo dihet se ajo studion në Universitetin e Kabarakut në Keni, dhe dikush që pretendon që e njeh atë ka folur për për të përditshmen keniane Daily Post. /Indeksonline/