Një student në Las Vegas u dënua deri në 40 vjet burg në qershor pasi u përpoq të përdhunonte dhe mbyste mësuesen e tij.
Së fundmi janë publikuar videot tronditëse të sulmit në shkollën e mesme El Dorado.
Jonathan Martinez-Garcia, 17 vjeç, i zu pritë mësueses së tij të identifikuar vetëm si Sade, duke e pyetur nëse mund të fliste me të për notat e tij.
Detajet e asaj që ndodhi në klasë dhe jashtë kamerës, u detajuan gjatë procesit gjyqësor.
Brenda dhomës, adoleshenti ka pritur derisa mësuesja të kthehej dhe më pas ka tentuar ta mbyste me “litar ose spango”. Më pas ai përplasi kokën e së resë në një tavolinë, duke e lënë të pavetëdijshme.
Kur viktima u zgjua, pantallonat dhe të brendshmet i ishin hequr. Martinez-Garcia derdhi një lëng mbi të, duke thënë se do t’i vinte zjarrin, më pas i shtyu një raft mbi trupin e saj dhe u ul mbi të. Sade i tha gjykatësit se mendonte se do të vdiste gjatë përvojës së tmerrshme, nga e cila doli e mavijosur.