Studenti nga Kosova e fiton vendin e parë në garat spartan në Abu Dabi

E publikuar: 15/12/2022 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studenti i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, Shkëlqim Hetemi ka fituar vendin e parë në garat spartan, mbajtur në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Në shkretëtirën e Abu Dabit, përtej 25 pengesave, në një distancë prej 10 kilometrash, ai ka arritur të mposhtë pjesëmarrësit e grupmoshave 25-29-vjeçare në një periudhë prej 1:57:38.

Në kategorinë spartan super, ku fitues doli Shkëlqimi, morën pjesë 620 garues nga vende të ndryshme të botës, njofton Universiteti i Prishtinës përcjell Klankosova.tv

Hetemi shprehet krenar për rezultatin e arritur në këtë garë.

“Pas këtij rezultati qëndron puna dhe përkushtimi, andaj shpresoj që në të ardhmen do të marr pjesë edhe në gara të tjera e të dal edhe me rezultate më të mira”, theksoi Shkëlqimi.

Kampionati Spartan është ndër evenimentet më të mëdha sportive në sportin e fitnesit, ku vlerësohen fuqia, qëndrueshmëria dhe mirëqenia trupore.