Studenti adopton kushërirën e pastrehë dhe shtatzënë

E publikuar: 02/09/2016 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një student 23-vjeçar në Australi, është ‘mbytur’ nga mesazhet mbështetëse dhe lavdëruese pasi adoptoi kushërirën e tij shtatzënë e të pastrehë kur ajo nuk kishte më askënd.

Tommy Connolly, një atlet në Universitetin Sunshine Cost, tha se ai nuk e kishte parë kushërirën e tij 17-vjeçare prej afro një dekade kur u zhvendos për të vazhduar studimet e tij.

Ai zbuloi se kushërira e tij ishte 32 javëshe shtatzënë, ishte pothuajse analfabete dhe nuk kishte as këpucë e as telefon.

Me babain e fëmijës në burg dhe prindërit jo pranë saj, 17-vjeçarja nuk kishte askënd që ta mbështeste. Kështu Connolly i dha kushërirës një mundësi për një jetë më të mirë. Me përvojat e saj traumatike ajo mund të shkruajë një libër. Askush nuk e meriton jetën që kishte ajo”.

Në adresën e tij në Facebook, ai shkroi: “Kjo ishte mundësia e saj e vetme. Ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj rrugëve, dhe njeh policinë më mirë se sa njeh familjen e vet”.

connolly-2