Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” organizon sot protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë.
Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të jetë krejtësisht paqësore.
Sipas njoftimit, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.
Përndryshe, Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmjet një komunikate ka garantuar se asnjë studentë nuk do të këtë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim për regjistrim në Universitetet Evropiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tash./insajderi/

















