Studentë nga “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” sot kanë filluar një protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë, raporton KTV.
Protesta, e cila është e qetë, ka filluar me marshimin e pjesëmarrësve nga Rektorati deri te ndërtesa e Qeverisë.
Studentët janë të revoltuar pas përjashtimit të AKA-s EQAR.
Ata, në pankartat e veta kanë kërkuar edukim të denjë në Universitet dhe janë shprehur kundër janë politizimit në arsim./koha.net/


















