Studentë të organizatës “Demokracia Studentore”, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Kishës ortodokse në serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Një numër i studentëve që ishin mbledhur mbanin në dorë një pankartë ku prezantoheshin masakrat e Serbisë në Kosovë dhe mbante mbishkrimin “Kërkojmë qe objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviq në Kampusin Universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi qe i ka kryer Serbia në Kosovë”
Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen me zhvillimin e këtyre aksioneve simbolike, si dhe do të vazhdojnë edhe me protesta nëse nuk ndalen punimet në kishën ortodokse.
Në fund fare ata kanë vendosur pankartën në hyrje të kishës pa u penguar nga policia.