Studentët e cilave degë bëjnë më shumë seks?

E publikuar: 22/06/2015 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njihni ndonjë që studion inxhinieri kimike?

Ja një lajm për t’u tallur me ta.

Një sondazh i organizuar me mbi 5800 studentë në Britani, nga kompania Hexjam, ka zbuluar se studentët e cilëve degë bëjnë më shumë seks.

Në krye të listës janë studentët e turizmit, të cilët kanë mesatarisht 7.72 partnerë seksualë.

Në vend të dytë janë studentët e inxhinierive prodhuese me 6.82 partnere.

Në vend të tretë janë studentët e marketingut, me 6.81 partnere.

Në vend të katërt janë studentët e teologjisë dhe fesë krahasuese me 6.65 partnere.

Në vend të pestë janë studentët e menaxhimit dhe biznesit me 6.59.

Në vend të gjashtë janë studentët e financës me 6.35.

Më pas vijnë studentët e shkencave sportive, shkencave ushqimore, shkencave sociale dhe në vend të dhjetë janë studentët e filozofisë.

Listën e mbyllin studentët e inxhinierisë kimike me vetëm 2.95 partnere seksuale.