Një video shokuese që shfaqë anëtarët e një vëllazërie të Universitetit të Indianas ka tronditur të gjithë në rrjetet sociale. Videoja shfaqë momentin kur anëtarët e brohorasin një djalë të përfshirë në një akt seksual me një grua.
Organizata kombëtare e vëllazërisë ‘Alpha Tau Omega’ tha se ka mbyllur degën e saj në Indiana të enjten, pas publikimit të videos tejet të papërshtatshme dhe vulgare.
Shefi i kësaj shoqërie kombëtare, Wynn Smiley, tha se 21-vjeçari që shihet në video është një anëtar i vëllazërisë dhe se dy gratë e tjera janë valltare ekzotike të punësuara nga një anëtar tjetër, transmeton lajmi.net.
Videoja ishte kapur përmes një celulari javën e kaluar gjatë një ngjarje të paautorizuar që përfshinte rreth gjysmën e anëtarëve të kësaj shoqërie.
“Hetimet tona zbuluan se asnjë njeri nuk ishte detyruar të marrë pjesë në këtë ngjarje,” tha ai. “Pavarësisht kësaj, veprimet janë në kundërshtim me idealet dhe parimet e Alpha Tau Omega dhe janë shumë ofenduese,” shtoi ai.
Më herët, universiteti dhe kjo shoqëri kombëtare ishin pezulluar për shkak të hetimeve. Universiteti tha se akuzat e reja janë bërë të mërkurën dhe përfshinin një video për prova të besueshme, që shfaqte një anëtar të kësaj shoqërie duke u inkurajuar për të kryer një akt seksual në një femër në prezencën e disa anëtarëve të tjerë të kësaj shoqërie.
“Universiteti i Indianas e merr përgjegjësinë për këtë akt,” tha universiteti në një qëndrim. Mark Land, zëdhënës i universitetit, tha: “Në këtë kohë nuk ka ende prova të mjaftueshme që sugjerojnë se femrat në video janë studente të universitetit.”
Në vitin 2010, organizata e këtij universiteti – Alpha Tau Omega – ishte hetuar për shkak se u kishte shëryber alkool të miturve, duke i përjashtuar 100 anëtarë.
Alpha Tau Omega ka 129 degë në 35 shtete, me më shumë se 215,000 anëtarë. (lajmi.net)
Videon nga ky akt ‘i turpshëm’ mund ta shihni më poshtë: