Striptizerja më e famshme maqedonase e njohur si “Crna macka” apo “Macja e zezë” pasi i kishte temperaturë të lartë ka shkuar tek mjeku, ndërsa mjeku ka tentuar të ngacmojë atë seksualisht.
Striptizerja e tronditur dhe zemëruar me mjekun e ka çuar doktorin atje ku nuk e ka vendin.
Një lexues i “Libertas” i cili gjithashtu ka pritur për kontroll në një ordinancë të Shkupit, kishte treguar ngjarjen.
“Teksa ne disa njerëz prisnim për kontroll, u paraqit Macja e zezë. Të gjitha në dhomën e pritjes u shtangëm pasi e njohim atë nga emisionet televizive. Ajo hyri brenda dhe pas një kohe filloi të bërtas: “A nuk ke turp bre gomar i vjetër, leje që më detyrove ta zhvesh bluzën, po edhe do më prekësh. Turp të kesh, do të fus në një qese dhe do të hedh në Vardar”, i tha Macja, doktorit të kallur, transmeton TetovaSot.
Burimi tha se pas grindjes, striptizerja ka dal nga ordinanca dhe ka përplasur derën aq shumë sa që u dridhen dhe muret e ordinancës.
Macja ka pranuar se kishte pasur temperaturë të lartë dhe kishte qenë te mjeku, por nuk komentoi mbi incidentin.
“Herën tjetër kokën do ja thyejë”, citohet të ketë thënë ajo.