Stramaccioni, zyrtarisht trajner i Panathinaikos

E publikuar: 09/11/2015 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andrea Stramaccioni është zyrtarisht trajneri i Panathinaikos. Italiani firmosi një kontratë 2-vjeçare. Debutimi i tij në krye të skuadrës greke do të jetë më 21 Nëntor në derbin kundër Olympiacos. 39-vjeçari deklaroi se është i lumtur dhe krenar për zgjedhjen e tij.

Ish trajneri i Interit dhe Udineses u shpreh se nuk dëshiron të bëjë premtime, por do të japë maksimumin që ta ngrejë skuadrën sa më lartë. Ai shtoi se marrja e drejtimit të ekipit kur kampionati ka filluar është pak e vështirë pasi nuk ka kohë dhe puna për t’u bërë është e madhe, pasi dhe derbi është pas derës.//SS