Stoltenberg: Kemi rritje të tensioneve, e rëndësishme që NATO ka rritur praninë në Kosovë

E publikuar: 11/10/2023 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për praninë e Aleancës veri-atlantike nëpërmjet misionit të saj KFOR, në Kosovë.

Në nisje të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg mbajti konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.

“Po ashtu adresojmë edhe praninë tonë në Kosovë. Ne kemi rritje të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë.” – tha Stoltenberg.

Takimi i ministrave të mbrojtjes së aleancës mbahet më 11 dhe 12 tetor, në Bruskel.