Stojanoviq: Serbët dhanë kontribut në ndërtimin e Prishtinës, ajo është edhe e tyre

E publikuar: 16/02/2018 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afro njëqind serbë kanë marrë pjesë në liturgjinë dyorëshe që ka mbajtur të enjten në Kishën Ortodokse Serbe në Prishtinë kryepeshkopi Teodosije, me rastin e hapjes së qendrës së parë kulturore serbe pas luftës, shkruan sot Koha Ditore.

Hapja e kësaj qendre është pranë objektit të Kishës Ortodokse në Prishtinë. Por, ndonëse është promovuar si qendër kulturore, në hyrje të objektit të saj nuk figuronte fjala “kulturore”. Në mbishkrimin e vënë në gjuhët serbe, angleze dhe shqipe shkruan vetëm: “Qendra Serbe në Prishtinë”.

Hapja e kësaj qendre është iniciuar nga ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili pas liturgjisë fetare ka thënë se kjo qendër është kujtim i ekzistimit të serbëve. Ai ka thënë se serbët nuk duhet të harrojnë se kanë dhënë kontribut të madh në ndërtimin e Prishtinës. Prishtina, ka shtuar ai, është edhe e tyre./koha.net/