Stojanoviq: Marrëveshjet, të nevojshme për ecje para

26.11.2015 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Stojanoviq: Marrëveshjet, të nevojshme për ecje para

“Është e rëndësishme që procesi i dialogut ndërmjet Kosovë dhe Serbisë të vazhdojë, por edhe të zbatohen marrëveshjet e arritura”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili vjen nga Lista Serbe.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se është në interesin e serbëve të Kosovës që në vend të ketë stabilitet dhe në kuadër të sistemit që ekziston, institucionet ta bëjnë punën e tyre dhe që siguria e njerëzve të garantohet .

Lidhur me krizën politike në Kosovë dhe bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës nga partitë opozitare, të cilat kanë kërkuar anulimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Stojanoviq ka theksuar se edhe serbët e Kosovës janë të pakënaqur me disa pjesë të kësaj marrëveshjeje.

“Shumë shpesh vihet në plan të parë pakënaqësia e caktuar e partive opozitare, si dhe njerëzve të tjerë në shoqëri, sa i përket korpusit të shqiptarëve, lidhur me marrëveshjet e Brukselit”.

“Por, shumë pak flitet, e sidomos në opinionin shqiptarë, për atë që edhe serbët janë të pakënaqur me marrëveshje të caktuara të Brukselit dhe se faktikisht ato marrëveshje nuk janë të kënaqshme. Por, marrëveshjet janë të nevojshme që të ecim përpara. Janë zgjidhur mjaft çështje, por ka edhe mjaft të tjera të pazgjidhura”.

“Kur flasim për Bashkësinë e komunave serbe, dhe pse ajo është e rëndësishme, duhet thënë se serbët në kapacitetet e tanishme dhe në këtë kornizë politike nuk mund të mbijetojnë. Ky edhe është problemi kryesor se pse ne insistojmë që Bashkësia të formohet”.

“Serbët nuk kanë kapacitet që t’i zgjidhin problemet e veta në kuadër të sistemit ekzistues dhe nevojitet një bashkim shtesë dhe veprim i përbashkët, por që nuk nënkupton asnjë formë të mbylljes së bashkësisë serbe”, ka theksuar Stojanoviq.

Ai ka shtuar se financimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të bëhet nga buxheti i Serbisë.

“Ky, gjithashtu, është një element mjaft i rëndësishëm për të cilin nuk është folur dhe rreth të cilit shpeshherë krijohen teori të konspiracionit. Sot serbët e Kosovës nuk do të mbijetonin po të mos ishin ato paga nga buxheti i Republikës së Serbisë. Tetëdhjetë për qind e jetëve të serbëve në Kosovë, sot financohen nga buxheti i Serbisë”.

“Kjo nuk është diçka që e kanë bërë serbët ose që ata kanë vendosur kështu, por ky është fakt. Kur më thotë ndokush se dëshiron t’i shpërbëjë të gjitha institucionet, të cilat Prishtina i quan paralele, kjo për mua nënkupton se dikush dëshiron ta shuaj ekzistencën e serbëve në Kosovë. Në anën tjetër, askush nuk është përpjekur të krijojë alternativë”, ka theksuar zëvendëskryeministri Stojanoviq.

Ai ka thënë se deklaratat e opozitës se me Asociacionin po krijohet edhe një shtet brenda Kosovës, janë deklarata populliste dhe jo ndonjë analizë esenciale e asaj që duhet të ndodhë.

Sipas tij, prapa këtyre deklaratave fshihet qëllimi dhe dëshira e atyre njerëzve që serbët të zhduken nga Kosova.

Lidhur me dërgimin e çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese nga ana presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e kësaj marrëveshjeje, Stojanoviq thekson se një akt i tillë nuk ka qenë i paraparë në marrëveshjen e Brukselit.

“Të paktën jo në këtë fazë. Kjo është dashur të bëhet pas sjelljes së vendimit nga Qeveria. Kjo ka qenë radhitja në marrëveshjen e Brukselit”.

“Për mua do të jetë problem mjaft i madh në rast se Gjykata Kushtetuese sjellë vendimin që pjesët esenciale të marrëveshjes, që janë me rëndësi vitale, të jenë jokushtetuese ose që nuk mund të zbatohen. Kjo e vë në pikëpyetje kuptimin e dialogut“, ka theksuar Stojanoviq.

Ai ka shtuar se pjesët e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbë që nuk bën të kontestohen janë statusi i punëtorëve të Asociacionit dhe kompetencat e tyre lidhur me sjelljen e statutit të këtij Asociacioni.

Stojanoviq ka theksuar se në 16 vjetët e fundit ka ekzistuar teoria se Beogradi udhëheqë dhe i urdhëron serbët e Kosovës dhe se një gjë e tillë është problemi kryesor në marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Por, sipas tij, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës udhëheqin politikën që është në interes të popullit të tyre dhe se gjatë këtyre 15 vjetëve, serbët nuk janë bindur nga ana e Prishtinës se dikush dëshiron të kujdeset për ta, transmeton rel.

Sipas tij, është krejtësisht e natyrshme që komuniteti serb në Kosovë të jetë i lidhur me Beogradin, sepse në të kundërtën do të zhdukeshin nga Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin