Portieri i kombëtares serbe, Vladimir Stojanoviq, ka lëshuar një deklaratë ku prek pak edhe Kosovën, përcjell kurir.
Ai ka thënë se fitorën kundër Shqipërisë ka qenë fitore për popullin serb dhe në veçanti për serbët e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Ne ua japim këtë popullit tonë dhe në veçanti serbëve të Kosovës, të cilët kanë lindur atje, jetojnë atje dhe ata të cilët janë detyruar të ikin. Ne jemi shumë të lumtur që ia kemi kthyer besimin atyre”, tha Stojanoviq.