Stipen Mesiç: Serbia nuk ka bërë katarsis

05.11.2015 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Stipen Mesiç: Serbia nuk ka bërë katarsis

“Si është shkatërruar Jugosllavia”, titullohet libri më i fundit i shkruar nga një prej protagonistëve të këtij shkatërrimi, Stjepan Mesic (Stipen Mesiç), presidenti i fundit i ish-Jugosllavisë para shpërbërjes dhe presidenti kroat për një 10-vjeçar. Mesiç ishte dje i ftuar në një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës, me studentë dhe pedagogë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku foli për librin e tij të ri, për historinë e Ballkanit dhe situatën aktuale ku ndodhet rajoni me përballjen e dyndjeve të emigrantëve të luftës nga Siria. Për ta nderuar Mesiç, ishin në krah të tij dhe dy ish-presidentë, ai i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ai shqiptar, Alfred Moisiu, të cilët e cilësuan një mik të madh të shqiptarëve dhe një kontribues të madh të paqes në rajon.
“Historia është mësuesja e jetës”. Me këtë frazë e nisi fjalën e tij ish-presidenti kroat, duke iu kujtuar ballkanasve se duhet të nxjerrin mësim nga historia e tyre e përgjakur. Mesiç, duke folur para studentëve për librin e tij të sjellë së fundmi në shqip, analizoi atë çfarë ndodhi me rënien e Jugosllavisë dhe ardhjen e regjimit të Millosheviçit, duke vënë theksin te mbetjet nacionaliste që akoma ekzistojnë në Serbi. “Kur Qemal Ataturk erdhi në krye të Turqisë moderne, shumë gjeneralë e këshilluan që të ruante hegjemoninë e Perandorisë Osmane në botë, por ai tha: ‘I dashur popull turk, fatin tuaj duhet ta ndërtoni brenda kufijve tuaj’. Në Serbi askush nuk ua tha serbëve këtë dhe ka akoma njerëz në Serbi që mendojnë kështu, pasi në aty nuk ka ndodhur katarsis, siç ndodhi në Gjermani pas luftës. Në Serbi, fatkeqësisht, ka ende prej atyre që mendojnë për ‘Serbinë e Madhe’”, tha ndër të tjera Mesiç.
Plani i Millosheviçit për shqiptarët
Mesiç u emërua në Kryesinë e Presidentit Federativ të Jugosllavisë në vitin ‘91, në një kohë kur asnjë institucion federativ nuk funksiononte më, kur modeli i Titos dhe kushtetuta e Ish-Jugosllavisë që pranonte pavarësinë e republikave dhe krahinave autonome nuk pranohej më nga Millosheviçi. “Millosheviçi nuk dëshironte një model të ri, ai u thoshte serbëve që ‘do të jetoni të gjithë në një shtet’, ndërkohë që e vërteta ishte se serbët jetonin në disa shtete të ndryshme, në Bosnje, në Kroaci, në Mal të Zi dhe Kosovë”. Mesiç tha se Jugosllavia mbahej në këmbë nga tre elementë; Tito, Partia Komuniste dhe Ushtria, ku dy elementët e parë ranë, atëherë Millosheviçi vendosi të përdorë ushtrinë për të krijuar Serbinë e Madhe dhe Etnike. Plani i tij, sipas Mesiç, ishte që të largonte shqiptarët nga Kosova, t’i sillte në Shqipëri dhe Maqedoni, duke nxitur konflikte në këto dy vende, e kështu ai t’i thoshte botës se po mundohet që të qetësojë konfliktet, ndërkohë që popullonte me serbë Kosovën.
Mesiç në përfundim të fjalës së tij i kushtoi një vëmendje të veçantë situatës ku ndodhet Ballkani dhe Europa sot, me krizën e emigrantëve të luftës. Ai kritikoi politikat ndërkombëtare të ndjekura në vendet e Lindjes, politika që sipas tij rrëzuan regjimet, por sollën destabilitet. Ai tha se Europa nuk duhet t’i shohë emigrantët si armiq, por t’i ndihmojë, ndërsa problemi i tyre zgjidhet atje ku ka nisur, pra në vendet e Lindjes së Mesme, që janë tashmë nën luftëra të pakuptimta mes grupeve rivale dhe terroriste.

Mesiç nderohet nga UET
Rektori i UET-it, Prof.Dr. Tonin Gjuraj vlerësoi figurën e ish-presidentit kroat, Mesiç, për rolin që ai ka pasur në historinë e shqiptarëve. Gjuraj i dorëzoi simbolin e UET-it, kullën e sahatit, si nderim që universiteti i bën Mesiçit për mbështetjen dhe rolin që ai ka luajtur për shqiptarët. Gjuraj tha se duke pasur parasysh këtë rol të tij ndaj shqiptarëve, shumë bashki dhe komuna shqiptare e kanë shpallur atë“Qytetar Nderi”. “Politikani kroat më i votuar, më i dashur, dhe më me ndikim në Kroaci, një politikan modern, liberal, që mbështeti politikat e demokratizimin e jetës dhe nxiti integrimin e shpejtë të këtij vendi. Një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës”, tha ndër të tjera Gjuraj, duke e falenderuar që zgjodhi UET-in për të promovuar librin e tij në gjuhën shqipe.
Sejdiu: Mesiç, president në një kohë kur maten burrat e vërtetë
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e cilësoi kolegun e tij, kroat njeriun e duhur në kohën e duhur. “Mesiç erdhi në një kohë të vështirë, por bëri kohën e vet, sepse në kohë të vështira maten burrat e vërtetë dhe ai arriti të lërë një emër të paharrueshëm jo vetëm në historinë e popullit kroat, por në historinë e popujve të rajonit”, – tha ai gjatë fjalës së tij. Më tej Sejdiu kujtoi kujdesin që presidenti kroat ka treguar për shqiptarët, përpjekjet e tij për integrimin e Kroacisë dhe mbështetjen e paqes në rajon. “Mesiç pati guximin të thotë se ka kaluar koha e luftës, është koha për të ndërtuar paqen, ai është një mik i madh shqiptarëve, ai është një mik i madh i paqes”, – tha ndër të tjera Sejdiu, duke folur gjatë promovimit të librit më të fundit të Mesiçit në Tiranë mbi shkatërrimin e Jugosllavisë.
Moisiu: Si krijuam Kartën “Adriatik 3” për të hyrë në NATO
Ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu kujtoi dje ditët kur Shqipëria dhe Kroacia bënin përpjekje të përbashkëta për të hyrë në NATO dhe protagonistë të kësaj nisme ishin ai dhe Mesiç. Në këto përpjekje bënte pjesë dhe Maqedonia, si anëtare e Kartës së Adriatikut, por ajo nuk arriti të bëhej anëtare. “Mesiç është mbështetës i madh i stabilitetit në Ballkan, një rajon që njihet ndryshe si fuçi baruti dhe nuk është e lehtë të bindësh ballkanasit. Unë me Mesiç jam njohur në vitin 2002 në Pragë, kur krijuam “Kartën Adriatik 3” për hyrjen e tri vendeve të Ballkanit në NATO. Në përpjekjet tona të përbashkëta për të krijuar një frymë bashkëpunimi në rajon arritëm që të krijonim dhe një tryezë rajonale, që solli për herë të parë një president serb në Shqipëri dhe gjithashtu, për herë të parë një president shqiptar shkeli në Serbi”, – tha ndër të tjera Moisiu.
Gurakuqi: Mesiç, rol vendimtar në ndërtimin e shtetit modern kroat
“Auditori shqiptar ka mundësi që përmes këtij prezantimi në gjuhën shqipe, të dëshmisë së një prej protagonistëve kryesorë të procesit të rënies së komunizmit në Jugosllavi, dezintegrimit të këtij shteti, themelimit të Kroacisë së re moderne, demokratike, liberale dhe të europianizueme, të kontrollojë dhe verifikojë rrugën paralele të Shqipërisë dhe Kosovës, të rikthejë në vëmendje një kohë të madhe të aspiratave për liri në Ballkan, dhe të kuptojë diferencën mes vendeve të këtij rajoni, gjegjësisht vendeve që u udhëhoqën nga patriotë të vërtetë, liberalë, demokratë dhe socialistë jo leninistë, dhe atyre si shembulli i Shqipërisë, që u drejtuan nga një klasë e pilotuar, injorante dhe e privuar nga atdhedashuria, ekspertiza dhe respekti për qytetarët e vet”, – tha ndër të tjera historiani, Prof.Dr. Romeo Gurakuqi, i cili drejton dhe Shkollën Doktorale në UET. /Mapo/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve