Veteranët falsë paraqiten pas çdo lufte, Kosova gaboi me verifikimin e tyre, dhe sikur të ishin të gjithë ata njerëz të cilët kanë luftuar, lufta në Kosovë do të zgjaste shumë shkurt.
Ndërsa për korrupsionin në Kosovë ish-presidenti kroat ka thënë se duhen ndryshime politike, duke shtuar se interesat grupore dhe mafioze paraqesin pengesë në rrugën e sundimit të ligjit.
“Do të duhet të vijë një gjeneratë e re në politikë, për të parë qeverisje të pakorruptuar. Për luftimin e korrupsionit duhet vullnet dhe guxim politik” ka thënë Mesiq në një bisedë me Kosova Sot.
Kurse sa i përket anëtarsimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ai ka thënë se Kroacia mund ta ndihmojë Kosovën në këtë rrugë.
Ndërsa, për njohjen e pavarësisë nga Serbia, ai ka shtuar se shteti serb nuk është i detyruar ta bëjë atë. Ky është një proces dhe se gjërat duhet të piqen. Ajo që ka rëndësi është vënja e marrëdhënieve normale, hapja e kufijve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Shkruan Kosova Sot.