Steve Scalise është propozimi nga Republikanët për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

E publikuar: 11/10/2023 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas votimit të fshehtë, Repubikanët e zgjedhën Steve Scalise kandidatë për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në konkurim ishte me Jim Jordan, të cilin e mundi me 113 vita pro dhe 99 kundër.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është një nga postet më të rëndësishme në Qeverinë Amerikane, i cili drejton dhomën e ulët të Kongresit.

Për ta fituar pozitën e kryetarit ai duhet t’i mbledh 217 vota në votimin  e plotë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kevin McCarthy u rrëzua nga posti pasi anëtarët e partisë së djathtë u revoltuan dhe e larguan atë, një veprim i paprecedentë në politikën amerikane.

Duke folur me gazetarët pas takimit, Scalise tha se plotësimi i rolit të Kryetarit ishte jetik në një “botë gjithnjë e më të rrezikshme”, shkruan BBC.