Stephen El Shaarawy zbarkon në Romë

E publikuar: 25/01/2016 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stephen El Shaarawy është praktikisht një futbollist i Romës. Futbollisti italian mbërriti rreth orës 20:30 në kryeqytet, ku u prit nga tifozë të shumtë verdhekuq, të entuziazmuar nga kjo lëvizje e fundit e skuadrës kryeqytetase. Në ambientet e Aeroportit të Fiumicinos, “Faraoni” tha fjalët e para si romanist.

“Jam shumë i kënaqur nga kjo mundësi që po më jepet, për mua është emocionuese që po kthehem në Itali. Tani nuk kam shumë për të thënë, thjesht duhet të bëj më të mirën në fushë. Dua të nis sa më parë punën për të ndihmuar skuadrën. E përsëris, kjo për mua është një mundësi e madhe”.

El Shaaraëy është akomoduar menjëherë në hotal, ndërsa kjo e martë do të jetë një ditë shumë intensive për të. Fillimisht duhet të kryejë testet mjekësore, për të hedhur më pas të zezën mbi të bardhë. Formuala e transferimit të 23-vjecarit është në formën e huazimit për 2 milionë euro, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 13 milionë.

Gjatë pjesës së parë të sezonit, El Shaarawy ishte huazuar nga Milani tek Monaco në kampionatin frances, por klubi i principatës e aktivizoi gjithsej në 24 ndeshje, një më pak se c’ishte shkruar në kontratë për të qenë i detytuar për ta blerë. Duke qenë se trajneri Mohajlovic nuk e kishte në planet e tij, Milani bëri gjithcka për t’i gjetur një destinacion të ri sulmuesit, që tashmë rikthehet në Serinë A, por me një fanellë të re.