Gjatë konferencës për media, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Steinemier ka adresuar edhe cështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se ka përparim në përmbushjen e kritereve.
Por, ai nuk ka dhënë ndonjë afat se kur kosovarët mund të realizojnë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen
Sipas Steinmer liberalizimi nuk duhet të keqkuptohet dhe se nuk është një parakusht për mundësin e shqiptarëve për studime në Gjermane. Vizat si për Gjermaninë ashtu edhe për vendet e Bashkimit Europian nuk janë pengesë që studentet e Kosovës të studiojnë jashtë.
“Ka pasur progres të madh në çështjen e liberalizimit dhe ka pasur progres në përmbushjen e kritereve . Unë do të doja të thosha që liberalizimi nuk do të duhej të keqkuptohej . Unë e kuptoj interesimin e të rinjve për të studiuar në Gjermani dhe unë I siguroj që liberalizimi I vizave nuk është një parakusht. Ne me partnerët tanë ne kemi gjetur zgjidhje për studim në gjermani edhe pa liberalizim të vizave” ka theksuar ai.
Ai ka thënë se duhet të vazhdohen diskutimet për liberalizimin e vizave.
Steinmeier ka bërë thirrje për popullin e Kosovës të jenë të durueshëm për liberalizimin e vizave sepse proceset nuk duhet të pranohen si te lehta.