
BERLIN, GERMANY – AUGUST 12: Frank-Walter Steinmeier, German Social Democrat (SPD), speaks to the media after the government cancelled an offer for Steinmeier to testify at a hearing of the parliamentary control commission (Parlemantariches Kontrollgremium) of the Bundestag on August 12, 2013 in Berlin, Germany. The commission is investiagting to what extend the Bundesnachrichtendienst (BND), the German foreign intelligence gathering agency, shared information with the NSA. Steinmeier was Chancellery Minister in the previous German government and was privy to an agreement between German and U.S. intelligence agencies over data sharing at the time. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
Periudha e tanishme është “më e rrezikshme” se koha e Luftës së ftohtë”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Walter Steinmeieri i cituar sot në “Blid”.
“Është iluzion që të konsiderojmë se bëhet fjalë për luftë të ftohtë të ndonjë kohe. Kohët e sotme janë të ndryshme, më të rrezikshme” deklaroi diplomati i parë i Gjermanisë në gazetën më të lexuar në vend.
“Rreziku nga një grusht shteti është i konsiderueshëm”, shtoi ish diplomati gjerman Volfang Ishinger, ish ndërmjetësues i OSBE-së në Ukrainë. “Ky rrezik nuk ka qenë kaq thelbësor në dekadat e fundit, ndërsa besimi midis Perëndimit dhe Lindjes asnjëherë nuk ka qenë kaq i dobët”, shtoi ai, i cituar në të njëjtin shkrim. Në fillimin e javës, SHBA-ja i bllokoi negociatat me Rusinë për armëpushim në Siri, ndërsa dje e akuzuan Moskën dhe Damaskun se kryejnë “krime lufte” në Aleppo.
Sot pritet që Këshilli i Sigurisë të KB-së të shqyrtojë dy propozim-rezoluta , të orientuara drejt ndalimit të zjarrit në Aleppo. Për pesë vite, në luftën në Siri humbën jetën mbi 300.000 persona.

















