Steinmeier: Hapa të guximshëm të Kosovës në rrugën e integrimit në BE e NATO

E publikuar: 27/08/2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Vjenë,m është takuar sot me kryediplomain e Gjermanisë, Frank Valter Steinmieir, transmeton koha.net.

Në njoftimin përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Thaçi thekson:
Bisedova sot me kryediplomatin gjerman Steinmeier. Përgëzoi Kosovën për sukseset e kohëve të fundit dhe hapat e guximshëm të bërë në rrugën e integrimit në BE dhe NATO. Gjermani do të jetë pranë nesh në javët e ardhshme ku do të shpalosen shumë hapa të të rëndësishëm për popullin e Kosovës, shkruan në postim.