Ministri i MPB i Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se kryeministri i Qeverisë së Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, i cili me siguri do të marrë pjesë në bisedat në mbrëmje me përfaqësuesit e Kosovës në Bruskel, do ta caktojë tonin e këtij dialogu, transmeton koha.net.
“Serbia është e gatshme të bisedojë, por vetëm deri në nivelin i cili i mbron interesat e serbëve dhe të Serbisë dhe derisa Serbia nuk nënçmohet”, u ka thënë Stefanoviqi gazetarëve pas hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Sigurisë, personave dhe infrastrukturës.