Stefano Pioli lë jashtë listës Champions, Lorik Canën

E publikuar: 10/08/2015 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Lazios, Stefano Pioli ka lënë Lorik Canën jashtë listës së futbollistëve që do të ketë të disponueshëm për kompeticionet europiane. Lazio sic e kërkon rregullorja ka dorëzuar në Uefa, listën e lojtarëve që do të mund të ketë të gatshëm për aventurën kontinentale që nis nga play-offi i Champions League kundër Bayer Leverkusen dhe në grupin prej 25 futbollistësh nuk figuron emri i kapitenit të Kombëtares Shqiptare.

Madje sic bëjnë të ditur mediat italiane , Cana nuk figuron as në listën Uefa B që përpilohet për ti paraprirë situatave të ndryshme që mund të krijohen përgjatë sezonit, kështu që në sezonin e ri nuk do të mund të aktivizohet me Lazion në ndeshjen ndërkombëtare.

Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi kishte fituar terren ideja e Canës për të qëndruar edhe për një vit te Lazio, qëndrim i përforcuar ky edhe nga dëshira e Lorikut për të qenë pranë Shqipërisë në fushatën e saj vendimtare për kualifikimin në Euro 2016, por gjithsesi merkato është ende e gjatë dhe mund të afrojë surpriza të reja./ss/