Njohja e stazhit të punës të gjithë punëtorëve që janë larguar nga puna në fillim të viteve ‘90 është kosto e papërballueshme për Qeverinë e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Njohja eventuale e periudhës 10-vjeçare si stazh të punës do të bënte që shumë pensionistë të përfitonin pensionet kontributdhënëse prej 158 eurosh dhe jo pensionin bazë prej 80 eurove, siç e përfitojnë aktualisht.
Ky kalim ka një kosto të lartë, që Qeveria e Kosovës thotë se e ka të pamundur të sigurojë këto mjete në këtë kohë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se gjatë vitit do të trajtohet edhe çështja e punëtorëve që në mënyrë të padrejtë janë dëbuar nga puna në vitet ‘90.