Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka shkuar në Hagë.
Stavileci nga atje ka publikuar fotografi para Qendrës së Paraburgimit ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.
Ky i fundit nuk ka treguar nëse është takuar me ndonjërin nga ish-krerët e UÇK-së. Mirëpo, ka shkruan se nuk ka padrejtësi më të madhe sesa shtrembërimi i të vërtetës.
“E vërteta është drejtësia më e madhe. Nuk ka padrejtësi më të madhe se kur shtrembërohet e vërteta”, shkruan ai.