Statuti i AKS-së shkon në Bruksel, Qeveria e painformuar me përmbajtjen e tij

E publikuar: 07/08/2018 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria vazhdon të mbetet e painformuar me përmbajtjen e Draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, edhe pse kanë kaluar dy ditë qëkur është dashur të publikohej nga Ekipi Menaxhues.

Koordinatori i Qeverisë për dialog, Avni Arifi, ka thënë se janë në pritje të ftesës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për ta diskutuar draftin në Bruksel, shkruan Koha Ditore.

“Sipas Marrëveshjes së Qeverisë së kaluar, Drafti prezantohet së pari në Bruksel para të dyja palëve, e pastaj shohim”, ka thënë Arifi, kur është pyetur nëse janë njoftuar me përmbajtjen e Statutit.

“Afati për dorëzimin e Draftit në Bruksel ka qenë 4 gushti, që i bie katër muaj pas riaktivizimit të Ekipit Menaxhues. Por, kur na thërrasin nuk e di, jemi në pritje”.

I pyetur për veprimet që do t’i ndërmarrin nëse Statuti nuk është përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Arifi ka thënë: “konform vendimeve që kanë shprehur gjithnjë”…