Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se krijimi i Fondit Sovran do të jetë një nga reformat më të mëdha ekonomike në Kosovë në fushën e menaxhimit të aseteve shtetërore.
Përmes një statusi në Facebook, deputetja Statovci ka thënë se Fondi Sovran do të menaxhojë me ndërmarrjet shtetërore dhe asetet financiare dhe jofinanciare në Kosovë.
“Fondi Sovran i Republikës së Kosovës do jetë një nga reformat më të mëdha ekonomike në Kosovë në fushën e menaxhimit të aseteve shtetërore, si shtyllë e rëndësishme për të ardhmen e ekonomisë tonë. Fondi Sovran i Republikës së Kosovës do të menaxhojë me ndërmarrjet shtetërore dhe asetet financiare dhe jofinanciare në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Sipas Statovcit, kjo nismë do ta ndihmojë stabilizimin e ekonomisë përmes investimeve të planifikuara.
“Qeveria e Kosovës e mbështet dhe qëndron mbrapa këtij vizioni, kjo nismë do ndihmoj në stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijim të profitit për shtetin dhe akterët ekonomikë përmes investimeve të planifikuara, dho do akumuloj kapital për gjeneratat e reja që vijnë. Evolucioni makroekonomik, në shërbim të politikave ekonomike që ndihmojnë në garantimin dhe parashikimin e investimeve të qarta dhe fitimprurëse për të ardhmen”, ka shkruar ajo.