Rastet e vrasjeve në përgjithësi konsiderohen shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme. Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti janë shënuar gjithsej 15 vrasje, thuhet në përgjigjen elektronike të Policisë së Kosovës dhënë Gazetës Express.
Ndërsa gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur gjithsej 26 raste, bën të ditur Policia.
Policia thotë se ndër vite kanë arritur zbulueshmërinë e rreth 75% të rasteve të vrasjes. Parandalimi i tyre është bërë përmes konfiskimit të armëve ilegale, fushatave vetëdijesuese etj.
“Ne në vazhdimësi kemi ndërmarrë veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme, apo që mund të çojnë te kryerja e akteve të tilla”, thuhet në përgjigjen e Expressit.
Më poshtë mund t’i statistikat e rasteve të vrasjeve ndër vite:
– Në vitin 2011 janë shënuar 46 raste të vrasjeve,
– Në vitin 2012 janë shënuar 55 raste të vrasjeve,
– Në vitin 2013 janë shënuar 39 raste të vrasjeve,
– Në vitin 2014 janë shënuar 35 raste të vrasjeve,
– Në vitin 2015 janë shënuar 25 raste të vrasjeve dhe
– Në vitin 2016 janë shënuar 26 raste të vrasjeve.
Kurse gjatë këtij viti deri (18.09.2017), sipas kodit penal vetëm rastet “Vrasje” janë shënuar 15 raste.


















