Startup Grind Tirana e nis këtë Vit të Ri 2019 me të ftuar Z. Artan Hoxha. Duke ju uruar një Vit të Ri të gëzuar dhe të begatë, ekipi i Startup Grind Tirana ju falenderon për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe që jeni pjesë e komunitetit. Duke shpresuar që të keni një fillim viti fantastik ju ftojmë në eventin e parë për këtë vit më 31 Janar në Protik Innovation Center. I ftuari i parë i këtij viti është Z. Artan Hoxha.
Artan Hoxha është një nga themeluesit dhe president i Tirana Business University, institucion privat i arsimit të lartë, i cili ofron programet e ciklit të parë dhe të dytë në fushat e përgjithshme të menaxhimit të biznesit, ekonomisë dhe juridikut.
Ai është një analist i mirënjohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike dhe shumë aktiv në media dhe në shtypin ditor. Z. Hoxha është drejtor i Institutit të Studimeve Bashkëkohore që promovon dhe mbështet zhvillimin e sistemeve demokratike dhe të tregut të lirë, si dhe integrimin e Shqipërisë në Europë.
Rezervoni biletën tuaj online dhe përfitoni nga oferta Early Bird deri më 29 Janar në linkun: http://bit.ly/2CFl6Nu
Sigurohuni që të jeni atje dhe të takoheni personalisht me folësin tonë dhe të shkëmbeni kontaktet tuaj me shumë njerëz të mrekullueshëm gjatë sesioneve të rrjetëzimit, ndërsa provoni menunë e ushqimit fingertips.
Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe bërë bashkë sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin.
Evenimenti organizohet në më shumë se 500 qytete dhe mbi 125 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.
Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event.
Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.