Nuk ka fitues në sfidën hapëse të sezonit 2015-2016 në Serinë A. Verona dhe Roma u ndanë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në Bentegodi, ku u shënuan 2 gola një për cdo skuadër brenda pesë minutave në lojë në pjesën e dytë. Me Dzekon dhe Salah titullarë verdhekuqtë e kishin shumë të vështirë për të carë mbrojtjen e ngjeshur të vendasve, që në strategjinë e tyre kërkonin goditjen e kundërshtarit nëpërmjet kundërsulmit. veronezët patën mundësi ta zhbllokonin ndeshjen që në minutën e dytë, por goditja e Juan Gomez, përfundoi mbi tra. Roma u kundërpërgjigj me Dzekon në minutën e 32, por finalizimi me kokë i sulmuesit boshnjak, nuk kishte saktësinë e duhur. Në fund të pjesës së parë veronezët shkaktuan panik në zonën e Romës, por goditja e Souprayen kaloi ngjitur me shtyllën.
Në pjesën e dytë Szczesny, vetëm pak minuta pasi i kishte mohuar golin Hallfredsonit, nuk mund të bënte asgjë për të ndalur Jankovic, që shfrytëzoi një krosim të saktë të islandezit.
Vetën 5 minuta më pas Roma vuri baraspeshëm me Florenzin, që befasoi portierin Rafael me një goditje të fortë nga distanca.
Pjanic dhe Dzeko në të paktën tre raste mund t’i kishin dhënë fitoren Romës, por tentativat e dy futbollistëve boshnjakë u neutralizuan nga Rafael ose përfunduan jashtë. Edhe pas 5 minutave shtesë rezultati mbeti ai i minutës së 66-të, me të dyja skuadrat që iu gëzuan pikës së parë në Serinë A.
Nderkohe ekipi tjeter kryeqytetas, Lazio e nisi mbare sezonin e ri me nje fitore 2-1 me Bolognan qe ne fakt dukej shume e lehte per bardhekalterit pasi moren kryesimin 2-0 qe ne 23 minutat e para me kapitenin Biglia qe shenoi te parin ne 16″ ndersha blerja e ketij sezoni Kishna te dytin ne minuten e 23′. Lazio kontrolloi mire lojen por pak pa u mbyllur pjesa e pare Mancosu shkurtoi diferencen duke vene bardhekalterit nen presion. Djemte e Piolit u mbrojten mire por ishte Etrit Berisha qe me disa nderhyrje vendimtare sidomos ajo e dyfishta ne 3 minutat e fundit te lojes i dha 3 piket e para Lazios.