Starova: Kjo fitore na jep kurajë

E publikuar: 01/11/2015 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Traineri i Tiranes Sulejman Starova, gjate ndeshjes se futbollit, Kastrioti-Tirana, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Kastrioti te qytetit te Krujes.

Edhe pse Partizani nuk shkëlqeu me lojë, Sulejman Starova nuk e fsheh kënaqësinë për fitoren dhe ecurinë rekord të skuadrës. Suksesi në fushën e Teutës, shërben për ti dhënë më tepër kurajë të kuqve në garën për titullin.

“Në radhë të parë jam i kënaqur për fitoren, pasi kemi luajtur përballë një kundërshtari që ishte skuadra më simpatike e kësaj faze të parë dhe me një trajner ekspert. Kjo e shtonte vështirësinë e përballjes. Nuk është se jam i kënaqur nga pjesa e parë për të gjithë aspektet. Është momenti i vazhdimësisë, kjo fitore në transfertë na jep shumë kurajo.”

Përsa i takon dëmtimit të kapitenit Alban Hoxha dhe largimit të tij nga fusha i dëmtuar (78′ ??), Starova qetëson të gjithë tifozët.

“Dëmtimi i Alban Hoxhës nuk është serioz. Besoj që gjatë javës do të jetë gati. Kishte nevojë vetëm për një qepje, megjithatë ne do të vlerësojmë gjendjen e tij.”

Rreth merkatos dhe afrimit të mundshëm të Mario Morinës nga Flamurtari, Starova i cilësoi barsoleta lajmet për marrëveshje me sulmuesin.

Në anën tjetër, trajneri Gugash Magani vlerësoi se humbja e Teutës erdhi mbi të gjitha prej presionit për të marrë rezultat.

“Kam përshtypjen që skuadra vuajti trysninë e rezultyatit, pasi gjatë gjithë kohës kërkonim tre pikët. Pas pësimit të golit dhe në dhjetë minutat e fundit të lojës kaluam në aventurë, pasi duhet të rrezikosh. Nuk më pëlqyen disa momente, si në rastin e pësimit të golit, pasi skuadra nuk reflektoi atë punë që kishim bërë”

Teuta nuk krijoi asnjëherë rrezik serioz në portën e Partizanit. Një handikap që pranohet nga Magani, i cili i tërheq veshin edhe lojtarëve të tij, për daljen nga detyrat.

“Partizani ishte më superior vetëm në goditjet drejt portës, por ne prodhuam më tepër volum loje. Gjithsesi duhej të kishim sulmuar më tepër nga krahët.”/ss/