Qindra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Hagia Sophia në Stamboll, këtë të shtunë, për të mbajtur zi për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe për të mbështetur banorët e Gazës nën flamurin “Thirrja e Fundit”.
Pjesëmarrësit nga i gjithë gadishulli u mblodhën për të protestuar kundër sulmeve ajrore të forcave izraelite, dhe ofensivave tokësore kundër palestinezëve.
Gjithashtu për të shprehur edhe mbështetjen e tyre të plotë për gazanët që po luftojnë për ushqim, ujë dhe strehim.
Shefi i byrosë politike të Hamasit, Haniyeh bëri thirrjen për këtë ditë veprimi përpara se të vritej në kryeqytetin iranian të Teheranit të mërkurën.
Haniyeh e kishte shpallur 3 gushtin si ditë kombëtare dhe ndërkombëtare solidariteti me banorët e Gazës dhe të burgosurit në objektet izraelite.
Ai u kishte bërë thirrje të gjitha komuniteteve islamike, arabe dhe globale që të bashkohen në protesta dhe demonstrata për të treguar solidaritetin e tyre.