Ylber Vokshi -Ylli
Nuk e kamë të qartë se si dikush nga vendimmarrësit në Shqipëri, gjegjësisht në Tiranë po pretendon të rrënoi një objekt,i cili është në listën e Monumenteve të Kulturës,për vlerat e tija historike që janë vlerësuar në atë kohë. Kjo qasje është shumë e rrezikshme dhe mbart në vete mundësinë e hapjes së “kutisë të pandorës”,ku rruga për keqpërdorime të ndryshme në sferën e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike mbet e hapur. Kjo po ndodhë me tendencat për të rrënuar stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” i ndërtuar para 70 vite,për të ndërtuar një të ri i emëruar “Arena Kombëtare”. Qeveria aktuale,pretendon të ndërton një përmbajtje komplekse afariste ku parashihet edhe stadiumi i ri, mu në lokacionin ku gjendet ai i vjetri në qendër të Tiranës.
Nuk më takon mua nga distanca,eskluziviteti për të vlerësuar ma shumë se ekspertët e shumtë urban dhe arkitektonik Shqiptar,për të ndërhyrë në të gjitha procedurat e ndjekura për të ardhur deri te një zgjidhje sa ma të mirë, e cila i plotëson kërkesat pik së pari të banorëve të Tiranës,komunitetit profesional dhe ati sportiv të Shqipërisë,e pastaj edhe të gjithë simpatizantëve të flakët të kombëtares tonë. Ajo që më duhet të theksoi është humbja e IDENTITETIT URBAN të Tiranës me rrënimet e shumta me qellim apo pa qellim,që kanë ndodhur në 25 vitet e “demokracisë” në Shqipëri,e që po tentohet edhe në këtë rast.
Nuk do të ishte korrekte të mos japë disa sugjerime konstruktive lidhur me çështjet urbane të projektit, të rëndësishëm për të gjithë futbolldashësit Shqiptarë. Konsideroi se për arkitekturën, përmbajtën,stilin dhe shumë elemente tjera, ma kompetentë duhej të ishin arkitektët profesinstët dhe opinionistët vendor, të cilët në ditët fundit ishin aktiv në dhënien e vërejtjet arkitektonike, urbane, estetike dhe funksionale.
Në princip nuk donë me thënë se lokacioni i objektit domosdo duhet vendosur në qendër të kryeqytetit,e aq ma pak të ngulfatet zona qendrore me kapacitete të reja duke e rrënuar një përmbajt funksionale sportive,e cila është e mbrojtur nga shteti. Kthimi i tij në një qendër polivalente dhe funksionale sportive,duke respektuar kriteret që iu nënshtrohen objektet nën mbrojtje, vetëm do të ishte një pasuri e re për kryeqytetin.
Për çudi në rastin konkret fare nuk është respektuar zhvillimi urban Policentrik i Tiranës,si një nga principet themelore ndërkombëtare hapësinore dhe urbane, i preferuar për korrigjimin e gabimeve të së kaluarës urbane të shumicës së qyteteve në botë,që tani po e paguajnë tagrin e veprimeve të gabuara urbane,zhvillimeve të qyteteve dhe territoreve të shteteve. Policentrizmi nënkupton shkarkesën, uljen e jo rritjen e dendësisë apo densitetit të qendrës së kryeqytetit. Ky princip është imponuar si rezultat i koncentrimit e të gjitha aktiviteteve në një hapësirë të ngushtë të qendrës së qytetit,që në rastin stadiumit po tentohet të zbatohet,që nga aspekti urban është gabim i madh.
Ngufatja e qendrës me vendosjen e një përmbajtje të re,do të krijonte probleme të mëdha urbane si parkingjet dhe vijat-rrugët komunikuese. Do të bie ndesh me zonën historike të Tiranës dhe është larg akseve rrugore nacionale. Edhe sheshet ekzistuese “Nënë Tereza” dhe “Italia” do të pësonin së bashku me pjesën qendrore të sajë. Sheshi qendror që 25 vite po iu shërben partive politike për të bërë eksperimente të ndryshme, që me të madhe po e degradon idenë e qendrës së viteve të tridhjeta (1931),të projektuar dhe ndërtuar nga arkitektët Italian Brasini dhe De Fausto.
I përkrahi me të madhe rehabilitimet urbane në princip,por sa kanë logjikë veprimet e tilla me propozim për rrënime të monumenteve të mbrojtura, i cili do të ndërlikonte skajsmerisht situatën urbane në kryeqytet. Pos interesave të ngushta të një grupi të caktuar asgjë nuk ka pozitive në propozimin për lokacionit të ri të stadiumit.
Duke u bazuar në të arriturat teknologjike në shekullin e ri,lokacioni i ri i “Arenës Kombëtare” domosdo duhet vendosur në një hapësirë të re, që do ti plotësonte të gjitha kërkesat e përmbajtjeve të tilla,në harmoni me kriteret e ashpra të definuar për këto lloje të objekteve sportive e pse jo edhe afariste,tregtare,hoteliere sipas kërkesave të ekonomisë së tregut. Edhe koncesionimi apo partneriteti publiko privat mund të hynë në funksion, me një parakusht që ato raporte të jenë mirë të precizuara ligjërisht dhe të kenë kontroll të lartë shtetërore,që të izolohen mundësitë e mundshme korruptive apo format tjera abuzive,që kanë ndodhur shpesh në këso raste.
E kamë theksuar disa herë,a thua nuk janë ngopur Shqiptarët me shkatërrimet marramendëse të gabuara, pas viteve të luftës së dytë botërore,me rrënimin e mijëra objekteve sakrale (fetare) dhe të tjera,si dhe pas viteve të nëntëdhjeta pas ramjës së regjimit ma të egër në Evropë. Në ato eufori ogurzeze u zhdukën edhe shumë relikte dhe monumente kulturore dhe arkitektonike të kohës,të cilat sot do të na shërbenin për të iu treguar gjeneratave të ardhshme së si ka funksionuar ajo shoqëri në pesëdhjetë vitet e ati regjimi totalitar. Ende i kamë të freskëta ato skena të trazirave të vitit 1997 ku viktima ma të mëdha pos njerëzve,ishte plaçkitja e muzeve dhe monumenteve të trashëgimisë, artefakteve të shumta historike dhe shitja e tyre si skrap në vendet fqinjë. Është e ditur se si i kanë përdorur “ fqinjët “ tonë këto relikte gjatë shekujve të kaluar.
Përse është i rëndësishëm identiteti urban, shumë pak i trajtuar në tërë shqiptarinë. Sa lehtë e anashkalojmë e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Gjithnjë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën e jonë e cila ma së miri identifikohet me objektet të cilat çdo shoqëri në mënyrë institucionale i ruan për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet, e ne mu këto vlera historike dhe arkitektonike i kemi zhdukur përpara,e të njëjtën gjë jemi duke bërë edhe sot me tendencë të rrënojmë një objekt i cili personifikon një të kaluar të afërt sportive të popullit shqiptar,së fundit është monument nën mbrojtje të shtetit,kjo është e pa falshme,kurrsesi nuk duhet lejuar këto tendenca.
Ruajtja e identitetit urban burimor,avancimi i tij si dhe harmonizimi me karakterin e përbashkët gjithnjë ka qenë imperativ i çdo shoqërie,e ne shqiptarët po veprojmë në mënyrë vandale me rrënimin e tyre sistematik pa dhanë askush përgjegjësi. Kjo mënyrë ndikon në identitetin e tij. Kjo çështje nuk i përket vetëm një objekti që tentohet me u rrënuar,është e ndërlidhur me filozofinë jetësore të mjedisit ku jetojmë e veprojmë,të analizohen vetëm veprimet tona aktuale me stadiumin ekzistues.
Tirana nuk është pronë e tyre,nuk munden të bëjnë çka të donë,janë të obliguar të respektojnë ligjet aktuale të urbanistikës,trashëgimisë dhe planin rregullues të Tiranës në fuqi i cili nuk parasheh rrënimin e një monumenti të mbrojtur nga shteti. Është obligim qytetar që se bashku banorët e Tiranës,shoqëria civile e posaçërisht profesionistët e urbanistikës të reagojnë në mënyrë dinjitoze që këto trende negative që janë shfaqur në kohët e fundit të ndërprerën.
Është koha e fundit që kokat e kthjellëta intelektuale shqiptare të reagojnë me vendosmëri në këto veprime për të mirën e të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme.
(Autori është arkitekt i pavarur – ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës)