Sputnik V nis prodhimin në Beograd

E publikuar: 03/06/2021 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia fillon të premten prodhimin në cikël të plotë të vaksinave ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.Vaksinat do të prodhohen nga Instituti i Virologjisë, “Torlak” i Beogradit, pasi tashmë ka mbërritur nga Moska substanca për prodhimin e vaksinës ruse e ruajtur në kontejnerë të veçantë, në një temperaturë nga dy deri në tetë gradë plus.

Sipas Ministrit serb të Inovacionit dhe Zhvillimin Teknologjik, Nenad Popoviç, në fazën e parë deri në fund të vitit do të prodhohen rreth katër milion doza të vaksinës ruse.

Më herët në Serbi është realizuar vetëm procesi i mbushjes së flakonëve me këtë lloj vaksine.Në datë 19 Maj, Instituti Kombëtar rus i Kërkimeve, Gamaleya, konfirmoi cilësinë e vaksinës provë Sputnik V e prodhuar në Institutin Torlak të Beogradit.

Serbia, me ndihmën e ekspertëve nga Rusia, ndërtoi fabrikën me pajisje për të prodhuar në mënyrë të pavarur vaksinën.Ambasadori serb në Moskë Miroslav Lazanski tha se rreth 85% e shtetasve serbëve që kanë rezervuar takime për t’u vaksinuar kanë preferuan të injektojnë në trupin e tyre vaksinën ruse Sputnik V.

Serbia synon që të furnizojë me këto vaksina edhe shtetet e rajonit.Disa shtete mes tyre Italia, Franca dhe Gjermania kanë bërë për të prodhuar vaksinën ruse ndërsa në shumë të tjera, ndër to edhe Shqipëria ka nisur përdorimin e saj në fushatat e vaksinimit masiv.