Drejtori i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, Burim Ramadani ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se është i bindur që me temat e sigurisë secili mund të sigurojë në rritjen e sigurisë së shtetit.
Ja postimi:
Ministri Lekaj, po ashtu, i është bashkuar fushatës vullnetare të SPRC-së për ngritjen e vetëdijesimit të ngasësve në rrugët e Kosovës, që të kufizojnë shpejtësinë sipas rregullave të komunikacionit.
Në emër të SPRC-së i shpjegova Ministrit Lekaj për angazhimin tonë në këtë fushatë virtuale.
Jam i kënaqur që #Ndaljagazin po rritet në kuptimin e shpërndarjes dhe mbështetjes në rrjetet sociale.
Jam i bindur se në temat e sigurisë (qoftë asaj nacionale, qoftë asaj humane), secili në këtë shoqëri mund të kontribuojmë për rritjen e sigurisë së shtetit dhe qytetarëve.
#SPRC

















