Spotify ka 87 milion abonentë me pagesë

E publikuar: 03/11/2018 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi i muzikës Spotify lajmëroi ditën e sotme se ka 87 milion abonentë me pagesë dhe 191 milion përdorues përdorues mujorë në total.


Në Korrik platforma tha se kishte 83 milion abonentë me pagesë.

Edhe pse nuk kemi të bëjmë me një rritje të konsiderueshme, 4 milion abonentët e rinj e ndihmojnë kompaninë të qëndrojë përpara Apple Music e cila numëron 43.5 milion abonentë me pagesë.


Në tre mujorin e tretë të vitit Spotify postoi 6 milion euro humbje nga 73 milion euro vitin e kaluar.

Kompania e cila ende nuk është fitimprurëse pritet të bëhet e tillë vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian