Sporting dhe trajneri Jesus në bankën e të akuzuarve

06.11.2015 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sporting dhe trajneri Jesus në bankën e të akuzuarve

Pas disfatës 3-0 ndaj Skënderbeut, e cilësuar si një humbje historike dhe poshtëruse, trajneri Zhorzh Zhezus dhe lojtarët e rinj të Sportingut u vunë në bankën e të akuzuarve. Tekniku u cilësua si shkaktari kryesor i turpërimit, duke u etiketuar si një njeri me instikt vetëvrasës. Gjithsesi, drejtuesi i stolit nuk u shfaq shumë i shqetësuar pas ndeshjes.

“Në pamje të parë rezultati është më i thellë nga ajo që tregoi realisht fusha. Gjithsesi kemi pësuar dy gola për gabimet e portierëve tanë dhe që do ta ndihmojnë ekipin të rritet. Humbja na heq një mundësi të mirë në rrugën për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Europa League. Nuk jemi plotësisht jashtë, por çdo gjë bëhet më e vështirë”.

Zhezus u shpreh i zhgënjyer nga disa lojtarë, të cilët shihen si fajtorët e humbjes. Trajneri nuk u pendua për rotacionin në skuadër, duke thënë se disa elementë dhanë indikacione që ekipi mund të mbështetet tek ata në vazhdim të sezonit.

Më i ashpër Drejtori Sportiv i skuadrës nga Lisbona, Augusto Inacio. Sipas zyrtarit të klubit, “lojtarët e rinj nuk e shfrytëzuan mundësinë e dhënë nga trajneri”. Inacio shprehu keqardhje për disfatën e rëndë në Elbasan Arena, por tha se “Sporting ishte një hija e vetvetes përballë Skënderbeut dhe nuk krijoi asnjë rast për shënim”.

I zemëruar me humbjen ndaj kampionëve të Shqipërisë u shfaq edhe presidenti i Sportingut, Bruno Carvalho. Ashtu siç e ka traditë, ai e shoqëroi skuadrën në transfertën në Elbasan, por pas fërshëllimës finale vrapoi të largohej nga stadiumi. Duke e cilësuar rezultatin si një prej humbjeve më të rënda nën drejtimin e tij, kreu i klubit portugez lëshoi kritika për skuadrën në Facebook, duke ndezur një polemikë që pritet të zgjasë deri në fund të sezonit./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)