Spiropali: Ramushi ka qenë një prej zërave të fortë dhe të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës

E publikuar: 26/02/2026 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare ka takuar edhe kryetarin e dorëhequr të AAK-së Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit e kësaj partie.

Spiropali gjatë njoftimit për takimin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurësnë zyrat e AAK-së thotë të kenë biseduar për përgjegjësinë e forcave politike që garantojnë stabilitet institucional.

Spiropali po ashtu thotë se Haradinaj ka qenë një prej zërave më të fortë dhe të qartë orientimit euroatlantik të Kosovës në momentet më të vështira dhe në fazën vendimtare për shtetin.

“Ramushi ka qenë një prej zërave të fortë dhe të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës – në momente të vështira dhe në faza vendimtare për shtetin. Folëm për përgjegjësinë që kanë forcat politike sot: të garantojnë stabilitet institucional, të forcojnë partneritetin strategjik Shqipëri–Kosovë dhe të avancojnë më tej integrimin euroatlantik të rajonit tonë.  Siguria mbetet boshti themelor i këtij vizioni. Roli i NATO-s në Kosovë dhe koordinimi i vazhdueshëm me aleatët janë garanci për paqen dhe stabilitetin afatgjatë. Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë krah për krah për sigurinë kombëtare, aleancat strategjike dhe konsolidim ndërkombëtar”, ka shkruar Spiropali.