Disa blogje kroate kanë postuar në rrjetet sociale një informacion se gjoja policia kroate ka arrestuar të gjallë kriminelin serb, Zheljko Razhnjatoviq-Arkan.
Ato kanë postuar fotografinë e një personi me syze dhe mustaqe, në moshë tani të shtyrë, duke u arrestuar nga policia, për të cilin pretendojnë se është Arkan.
Policia kroate nuk ka konfirmuar këtë informacion, e as mediat më serioze në këtë vend nuk shkruajnë për këtë rast. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që në mediume të ndryshme të paraqiten informacione se Arkan ende është gjallë, raporton “lajmpress.com”