Spektakël nga Piatek, Milani kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

E publikuar: 30/01/2019 06:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë e filluan furishëm ndeshjen, ku nga minuta e parë startoi blerja e re, Krzysztof Piatek.

Polaku ishte në formë të lartë, ku në minutën e 11-të arriti ta shënojë golin e parë.

Krzysztof Piatek . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe Piatek e shënoi edhe golin e dytë.

Zhvillohej minuta e 27-të kur polaku shtangu mbrojtjen e Napolit për të shënuar për 2-0.

Momenti i golit të Krzysztof Piatek. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Napoli e nisi furishëm pjesën e dytë, por që nuk arritën të shënoni, pasi portieri Gianluigi Donarumma ishte në formë të lartë.

Dy herë Milik e dy herë Ounas privuan të shënojnë por pa sukses.

Milani në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Lazio – Inter. /Telegrafi/