Spektakël në Spanjë, ndeshja Atletico Madrid-Inter shkon në vazhdime

E publikuar: 13/03/2024 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka një fitues pas 180 minutave lojë në ndeshjen e 1/8 së finales mes Atletico Madridit dhe Interit.

Spanjollët triumfuan 2:1 sonte, ndërsa italianët kishin fituar 1:0 në ndeshjen e parë, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime

Rezultati pas 45 minutave të parë në ndeshjen Atletico Madrid-Inter është 1:1, shkruan Gazeta Express.

Dimarco kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 33-të, por vetëm dy minuta më pas Atletico barazoi nëpërmjet Antoine Griezmann.

E Memphis Depay shënoi në minutën e 87-të për 2:1 dhe për ta dërguar ndeshjen në shtesa.

Riquelme e pati një mundësi të artë në sekondat e fundit, por gjuajti mbi portë.