Telefoni më i fundit nga BlackBerry ka mbërritur, por cila janë specifikat e harduerit të cilat kompania nuk i publikoi në momentin e prezantimit dhe që ja vlejnë ti keni në konsideratë?
Pas na dha një panoramë të asaj që po vinte në IFA në Berlin, BlackBerry dhe TCL rikthehen me një telefon solid të rangut të mesëm i cili pritet të tërheqë edhe tradicionalistët por edhe modernistët.
Edhe pse prisnim diçka më të fuqishme, specifikat e BlackBerry Motion janë të ngjashme me KeyOne: Snapdragon 625, 4GB RAM.
Këto janë specifikat e BlackBerry Motion:
- Ekrani: 5.5 inç Full HD IPS LCD, 1920×1080, 403ppi 16:9
- Procesori: Tetë bërthama 64 Bit Snapdragon 625 me frekuencë 2 Ghz
- GPU: Adreno 506
- RAM: 4G
- Memorie: 32GB + microSD deri në 2TB
- Kamera: E pasme 12 megapikse me hapje f/2.0, frontale 8 megapiksel me hapje f/2.2
- Audio:5 mm portë kufjesh
- Bateri: 4,000 mAh, Quick Charge 3.0, USB-C
- Rrjeti: HSPA, LTE
- Konektiviteti: Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac
- SIM: Dy karta SIM
- Softueri: Android 7.1.1 Nougat
- Ngjyrat: E zezë
- Dimensionet:7 mm x 75.4 mm x 8.13 mm
Çfarë mendoni për këtë harduer? A është telefoni më i ri i BlackBerry në radarët tuaj? /PCWorld Albanian