Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur për nesër në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit që me gjasë për ta futurë në rend të ditës çështjen e Gjykatës Speciale.
Burime të gazetës “Zëri” thonë se votimi për Gjykatën Speciale mund të bëhet nesër (e premte) pasdite ose më së largu të hënën, në një seancë të jashtëzakonshme që pritet ta thirrur Kryesia e Kuvendit.
Kjo urgjencë e votimi të Gjykatës Speciale vije si rrjedhojë e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbahet me 26 maj.
Kuvendi I Kosovës dëshiron që ta votoj Gjykatën Speciale para se kjo të kaloj në duart e Këshillit të Sigurimit, ka thënë burimi për “Zërin”.
Gjithnjë sipas këtij burimi, mësohet se partnerët e koalcionit i kanë bërë të gjithë kalkulimet që Gjykata Speciale të kaloj me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit. /Zeri/