Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, e ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do ta votojë liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi për president të Kosovës.
Salihaj ka folur edhe për atë se a do të merret Gjykata Speciale më hetimin e vrasjeve politike të ish-zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të kryera në periudhën e pasluftës, duke theksuar se “nuk do të ketë hetime dhe gjykime për vrasjet që kanë ndodhur pas 31 dhjetorit të vitit 2000”.
“Na është thënë që do të hetohen vetëm ato raste që janë të përfshira në raportin e Dick Marty, të cilat raste janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Wiliamson. Sado që kemi insistuar që të hetohen rastet e vrasjeve politike të pasluftës, qëndrimi ka qenë decidiv-që nuk do të hetohen”, ka theksuar Salihaj.