Specialja nesër në Kushtetuese

E publikuar: 10/08/2015 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita do të dërgojë nesër në Gjykatën Kushtetuese lëndën, me të cilën synon të kontestojë vendimin e Kuvendit të Kosovës, për themelimin e Gjykatës Speciale.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu e cila tha se nesër kur edhe është afati i fundit ligjor, ata do të dërgojnë në Kushtetuese këtë lëndë, për të shqyrtuar në përgjithësi ndryshimet kushtetuese në raport me Kushtetutën dhe sovranitetin, e sidomos me juridiksionin e sistemit të drejtësisë në vend.

Haxhiu tha se ata lëndën do ta dërgojnë nesër në ora 11:00.