Specialja, Kosova duhet të kërkonte edhe gjykimin e UNMIK’ut e NATO’s

E publikuar: 18/01/2016 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nji Gjykatë Penale Ndërkombëtare asht ngritë për me i ndjekë penalisht fitimtarët  e luftës së vitit 1999 në Kosovë, shkruen portali i specializuem për drejtësinë në konflikte, “Justice In Conflict”.

Kjo asht hera e parë që nji gjykatë e posaçme themelohet për me ndjekë  penalisht fitimtarët e nji lufte.  

Kritika kryesore e Tribunaleve Ndërkombëtare asht se ata merren vetëm me palën humbëse, thuhet tutje në këtë shkrim, ku përmendet Gjykata e Nurenbergut, e cila u muer vetëm me krimet e nazistëve, tue mos i trajtue krimet e kobshme të Bashkimit Sovietik apo bombardimet e Forcave Aleate në Dresden.  

“Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ruandën ka denue vetëm autorët Hutu të gjenocidit, tue i lanë të gjithë të tjerët, përfshi edhe disa që, të pandëshkuem, ma vonë gëzuen pozita të nalta politike. Me nji fjalë, Gjykatat Penale Ndërkombetare merren me vetëm njanën anë të konfliktit dhe në objektiv janë zakonisht humbësit e luftës”, vlerëson ky portal.  

Por në rastin e Kosovës, ka pasë nji shtysë për me sigurue që strukturat e reja janë krijue për me luftue llogaridhanjen e vetëm njanës palë. 

 

Shkrimi i “Justice in Conflict” ven në pikëpyetje faktin nëse kjo gjykatë asht Ndërkombtare apo Kombetare.   

Gjykata në vetvete asht nji lloj hibridi, thuhet tutje në shkrim, ku theksohet se në vend të nji përzimje të gjyqtareve, prokuroreve dhe pjesës tjetër të stafit, ashtu si duhet me qenë,  kjo gjykatë ka me pasë vetëm gjyqtarë ndërkombetarë dhe gjanat tjera, gjoja kanë me ardhë nga Kosova.  

Tjetër argument për faktin se kjo Gjykata Speciale asht ndërkombëtare, simbas portalit, asht se ajo u krijue simbas ligjeve të Kosovës, por faturat i shkojnë Bashkimit Europian.  

Në të njajtën kohë, ka nga ata që besojnë se edhe nëse disa ish-drejtues të UÇK’s sillen para drejtësie, disa aktorë mbeten të paprekun. 

Aidan Hehir, Ekspert i Marredhanjeve Ndërkombetare, thotë se para nënshkrimit për krijimin e kësaj gjykate, institucionet vendore të Kosovës duhej të adresonin çashtjen se si Misioni i Kombeve të Bashkueme në Kosovë (UNMIK), si dhe nji pjesë e forcave të NATO’s janë të përfshime në krimet e kryeme në Kosovë.

Veprat nën juridiksionin e gjykatës së Kosovës janë krye nga agjentët që veprojnë me mbështetjen, nganjiherë hapun dhe nganjiherë të heshtun, të aktorëve të jashtëm, përkatësisht NATO’s dhe Misionit të OKB’s në Kosovë (UNMIK). Shkalla në të cilën këta aktorë kanë me qenë  përgjegjës për sponsorizimin ose tolerimin e krimit të kryem nga UÇK ka me pasë nji efekt të thellë në perceptimin e legjitimitetit të Gjykatës dhe stabilitetin mbrenda Kosovës, – përfundon artikulli i “Justice in Conflict”.