Specialja konfirmon bastisjet te Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj

E publikuar: 30/10/2023 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet e bastisjeve të zhvilluara sot në Prishtinë.

Pa dhënë detaje se mbi çfarë dyshimesh dhe në sa lokacione po zhvillohen këto operacione, ZPS ka thënë se ata po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen për media.

Sot janë kryer bastisje në banesën e ish këshilltarit të presidentit Thaçi, Blerim Shala dhe në shtëpinë e ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj, i cili ka qenë edhe këshilltar politik në kabinetin e ish-presidentit Thaçi.