Specialja e konfirmon vizitën e Thaçit në Kosovë, tregon arsyet

E publikuar: 29/05/2023 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Prokurorisë së Specializuar së Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën10, vizitën që ish-presidenti, Hashim Thaçi është duke e bërë në Kosovë.

Nga ZPS-ja kanë thënë se për shkak të arsyeve humanitare, ish-presidentit i është mundësuar vizita.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.”, kanë thënë për Gazetën10 nga ZPS.

Ata kanë thënë se EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës në këtë proces.